Pas tetë muaj verifikimesh, SPAK ka zgjedhur Kreun e Byrosë Kombëtarë të Hetimit. Kështu FBI-ja shqiptare pritet të drejtohet nga Aida Hajnaj, që deri tani ka mbajtur postin e Zëvendësdrejtores së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Tashmë emri i Hajnajt do t'i përcillet Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të vendosur me votim për kandidatin e propozuar.
I gjithë procesi ka patur një rrugë të gjatë verifikimesh. Listat e kandidatëve që aplikuan u filtrua disa herë për të mbërritur në fund me katër kandidatë, Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj, të katër me formim policor. Por SPAK ka përjashtuar tre kandidatët e tjerë dhe ka vendosur që t'i propozojë KLP-së vetëm emrin e Hajnës, e cila nëse do të zgjidhet do të ketë një mandate 5-vjeçar.
Menjëherë pasi Hajnaj të marrë pëlqimin e KLP-së, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit do të nisë procesin për përzgjedhjen e 60 hetuesve të kësaj strukture. Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK dhe ka një ngjashmëri me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye hetuesit dhe drejtuesi i BKH-së do të trajnohen për tre muaj në akademinë e FBI-së në Virxhinia.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/